Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Në Gjykatën e Tiranës pritet të zhvillohet nesër seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Artemisa Islamajt dhe Orion Peçit, dy personave të arrestuar lidhur me episodet e dhunës gjatë protestës së së enjtes para Parlamentit. Sipas burimeve, Policia ka administruar prova që i përfshijnë të dy në veprime të dhunshme, si dhe në furnizimin me mjete piroteknike të përdorura gjatë protestës ndaj efektivëve të policisë. Më konkretisht, Artemisa Islamaj dyshohet se ka siguruar kapsolla për protestues të tjerë, ndërsa Orion Peçi dyshohet si autori i dëmtimit të një efektivi të forcave “Shqiponja” me një kapsollë. Sipas hetimeve paraprake, Peçi fillimisht e ka vendosur kapsollën në një shishe plastike dhe më pas e ka hedhur në drejtim të efektivit të policisë. Përveç dy të...