Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka reaguar lidhur me rastin e dhunës ndaj një vajze të mitur, pamjet e së cilës u publikuan në rrjetet sociale dhe u shpërndanë gjerësisht në media. Sipas Prokurorisë, ngjarja është trajtuar menjëherë nga organet ligjzbatuese dhe aktualisht është objekt i një procedimi penal. Më 10 qershor 2026, Komisariati i Policisë Fier referoi materialet procedurale për një ngjarje të ndodhur më 8 qershor, ku një e mitur ka kallëzuar se është dërguar në një banesë në qytetin e Fierit dhe më pas është dhunuar fizikisht nga disa të mitura të tjera. Bazuar në materialet e referuara, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim,...