Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi ku u gjend Eglant Koçi, policia del me reagim zyrtar

Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi ku u gjend Eglant Koçi, policia del me reagim zyrtar

Trupi i pajetë i Eglant Koçit, i zhdukur 2 javë më parë është gjetur në fshatit Cerrujë, lagjia Domush. “Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Burime bëjnë me dije se Armand Shakja e kishte hedhur trupin e të riut në një humnerë. Ka qenë një dron i policisë që e ka lokalizuar trupin e dekompozuar.