Detaje të reja nga pengmarrja e Eglant Koçit/ Kamarieri ndihmoi “shefin” të rrëmbenin 34-vjeçarin (Foto e fundit ku u pa)
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, teksa policia sot ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër. I arrestuari Enea Zyferi ishte i punësuar si kamerier në lokalin e të shpallurit në kërkim si autor, Armand Shaka. Ai dyshohet të ketë ndihmuar atë dhe të ketë qenë prezent kur 34 vjeçari Koçi është mbajtur peng. Top Channel shkruan se nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë. Gjatë këtij momenti dëshmitar ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit...
Burimi:
javanews.al