Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në makinë (EMRI)
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen në Dukagjin. Raportohet se rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, Aleksandër Koçeku. Aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.Lexo edhe :Related Posts Njoftimi: Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin...
Burimi:
vizionplus.tv