Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua me 3 plumba, ja si paraqitet gjendja shëndetësore
50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur pas atentatit me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Sarandë, ka dalë nga rreziku për jetën. Rubati, i cili u transportua për mjekim më të specializuar në spitalin e Janinës, rezulton se ka marrë tre plumba në trup.Lexo edhe :Related Posts Sipas burimeve pranë spitalit grek, dy prej plumbave kanë depërtuar në afërsi të mëlçisë, ndërsa një tjetër në zonën e shpinës, por fatmirësisht nuk kanë prekur organe jetësore. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, ku iu dhanë edhe dy flakonë gjak, 50-vjeçari iu nënshtrua trajtimit nga kirurgët grekë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë, grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen e atentatit. Ditën e sotme, hetuesit janë rikthyer...
Burimi:
vizionplus.tv