DETAJE NGA ATENTATI ME TRE TE PLAGOSUR NE ELBASAN

DETAJE NGA ATENTATI ME TRE TE PLAGOSUR NE ELBASAN

Tre të rinj u plagosën me pistoletë nga një person mbrëmjen e djeshme në një lokal të lagjes ‘Vullnetar” në Elbasan. Kamarieri Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç tashmë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Njëri prej tyre është plagosur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë rrethuan zonën në një perimetër të...