Detaje nga aksidenti tragjik në Durrës, makina kaloi me shpejtësi teksa fëmijët po luanin
A2 CNN ka mësuar detaje të reja nga aksidenti me dy viktima në zonën e ish-kënetës në Durrës. Sipas gazetares së A2 CNN Elitjona Doko, nga aksidenti kanë humbur jetën dy fëmijë të moshës 10-13 vjeçar, ndërsa një 8-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. A2 CNN mëson gjithashtu se shkak i këtij aksidenti ka qenë një automjet i cili ka kaluar me shpejtësi në lagje, teksa fëmijët ishin duke luajtur, duke shkaktuar edhe bilancin tragjik.
Burimi:
javanews.al