Detaje nga aksidenti që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti, i lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar/ Ja çfarë thotë policia

Detaje nga aksidenti që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti, i lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar/ Ja çfarë thotë policia

Një 18-vjeçar ka mbetur i lënduar në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën bregdetare të Porto Novos, në Zvërnec të Vlorës, ku humbi jetën gazetari 40-vjeçar Enrik Mehmeti. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, jashtë segmentit rrugor. Dyshohet se Mehmeti, i cili drejtonte një motomjet me katër rrota, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, gazetari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve. Në motomjet ndodhej edhe shtetasi me iniciale K. S., 18 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer. I riu ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet...