Denoncimi i fortë nga Roskoveci: Të fortët po na grabisin tokën me bekimin e bashkisë, policia na merr në pyetje ne
Një banor i fshatit Gjegjan të Roskovecit denoncon zaptimin e pronave në mënyrë të paligjshëm nga të ‘fortë me bekimin e bashkisë'. Në një lidhje online me video sot për emisionin 'kafe Shqeto' në Syri Tv, Baki Shabanaj, deklaroi se kullotat dhe pronat e njohura me ligjin 7501, po grabiten sistematikisht. Sipas tij, vetëm në lagjen ku ai banon, rreth 20 dynymë tokë zaptohen çdo vit, dhe gjithçka ndodh “me bekimin e Bashkisë Roskovec”. Ai shprehet se autorët janë "të fortë" të zones që kanë mbështetje dhe veprojnë të pashqetësuar. Shabanaj thotë se i është bllokuar aksesi në pronën e tij private, një ullishte me 350 rrënjë ullinj, e cila është burimi i tij i vetëm i jetesës prej 25 vitesh. Rruga që e lidhte me tokën e...
Burimi:
syri.net