Debate të forta në seancë/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

Debate të forta në seancë/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj tri të dyshuarave në çështjen e mungesës së 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Sipas organit të akuzës, shuma monetare është tërhequr nga arka qendrore gjatë muajve prill dhe maj përmes veprimeve kontabël të kryera në kundërshtim me procedurat, pa u regjistruar si hyrje në degët e Shijakut dhe Krujës. Prokuroria ngriti dyshime edhe për përdorimin e mandatpagesave të falsifikuara, duke akuzuar ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, për përvetësimin e shumës. Një nga elementët e paraqitur nga akuza ishte edhe frekuentimi i kazinove nga Mataj dhe bashkëshorti i saj. Sipas prokurorisë, ish-drejtoresha rezulton të ketë hyrë 340 herë në kazino, përfshirë edhe...