Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, ku dokumentohen prova kundër grupit ‘Bajri’, që akuzohen se kishin planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit. Ka qenë pikërisht ‘zbërthimi’ i disa telefonave celularë ata që kanë zbuluar veprimtaritë kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë, për të arritur gjithmonë në ‘objektiv’. Një nga të pandehurit, Izmir Sakicaj, të cilët SPAK i ka çuar në gjyq, nga këqyrja e telefonit të tij, rezulton se ai shfaq interes për armë. Po ashtu, i njëjti person në galerinë e telefonit të tij, shfaq një foto të një muri ku janë ekspozuar armë. Ndërkohë, sipas SPAK, edhe Samuel Troshani shfaqet duke bërë qitje me armë, në shoqërinë e një femre të paidentifikuar. Po ashtu, Izmir Sakicaj ka ekspozuar dhe një foto...