Cllevio dëshmon në GJKKO: Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e mora vesh nga shokët

Cllevio dëshmon në GJKKO: Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e mora vesh nga shokët

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu, që akuzohet nga SPAK për tritolin në lokalin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy. Kleviol Ahmeti, personazhi i TikTok-ut, i njohur si Cllevio, në dëshminë e tij ka rrëfyer për lidhjen e tij me Laert Haxhiun dhe sherrin me Noizyn.  Dëshmia Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit as familjarë, as miq. Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë, Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rritur bashk njihemi familjarisht. Në 2007-ën kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur u ktheja rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Viteve të fundit unë se kam takuar...