Çfarë note i vë gjyqtari procesit të vettingut? Ja përgjigjja e Kalasë

Çfarë note i vë gjyqtari procesit të vettingut? Ja përgjigjja e Kalasë

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja i ftuar këtë të martë në studion e QUO VADIS në Vizion Plus është shprehur se sistemi i drejtësisë ka nevojë për një proces të përhershëm rivlerësimi dhe jo për reforma të përkohshme, duke theksuar se institucionet duhet të vazhdojnë në mënyrë permanente kontrollin dhe vlerësimin e kandidatëve. Ai deklaroi se përsosja e institucioneve të drejtësisë mbetet elementi kryesor për garantimin e funksionimit të sistemit. Sipas tij, vettingu nuk duhet parë si një proces i përkohshëm, por si një mekanizëm i vazhdueshëm rivlerësimi për sistemin e drejtësisë. Kalaja: Nuk kishim nevojë që të krijonim institucione të jashtëzakonshme, institucione të përkohshme siç është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, por mjafton të përsosnim...