Çfarë ndodhi? Gruaja e Florenc Çapjas dhunon gazetarin investigativ
Gazetari investigativ Elton Qyno ka denoncuar një sulm fizik dhe kërcënime të vazhdueshme, të cilat sipas tij lidhen me persona të afërt me grupin kriminal të Çapjave në Elbasan. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë ambienteve të Spitalit Amerikan 3, ku gazetari është përballur me një sulm nga bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas denoncimit, autorja e dyshuar fillimisht e ka goditur gazetarin me telefon dhe më pas me çantë dhe sende të tjera. Pas ngjarjes, Qyno ka bërë kallëzim penal në polici, ndërsa pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar. Gazetari ka deklaruar se para sulmit kishte marrë disa mesazhe kërcënuese nga persona që, sipas tij, kanë lidhje me grupin...
Burimi:
ntv.al