Çfarë e çoi kamionin drejt përplasjes fatale? Shpejtësia e lartë apo frenimi?

Çfarë e çoi kamionin drejt përplasjes fatale? Shpejtësia e lartë apo frenimi?

Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i aksidentit fatal të ndodhur një ditë më parë në Unazën Lindore të kryeqytetit, ku humbën jetën 2 punëtorë egjiptianë të kompanisë Alba Beton, të cilët ishin duke lëvizur me një kamion, në të cilin ishte instaluar një pompë për hedhjen e betonit. Skema është e njëjtë me aksidentin e 2023. Mjeti hyn me shpejtësi në rreth. Këtu nuk ka frenime. Përplaset me mjetin e 28-vjeçarit, me barrierat e rrethit dhe përfundon në nivelin e poshtëm, ku nga përplasja shoferi humbi jetën, ndërsa pasagjeri një orë më vonë në spital. Viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti...