Ceremoni vlerësimi në Policinë e Shtetit për zyrtarët e Ambasadës Amerikane në përfundim të misionit në Shqipëri
Policia e Shtetit organizoi një ceremoni vlerësimi me rastin e përfundimit të mandateve në Shqipëri të Zëvendësshefes së Misionit, në detyrë, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të Shefit të Zyrës Rajonale të Sigurisë në këtë ambasadë. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues Madhor Skender Hita, dhe drejtuesve të lartë të Policisë, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë nga zj. Kathryn Hammond dhe z. Jonathan Ellis, gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri. Kontributi i të dyve ka vënë gurë të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe operacional ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si dhe në mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit shqiptar. Gjatë fjalës...
Burimi:
vizionplus.tv