Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës

Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Policia ka arrestuar në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie, teksa u proceduan penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë në këtë ambient. Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. “Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”. Në kuadër...