Caktohet seanca në Apel/ Protesta e parë pa të arrestuar… Por 5 qytetarë ndodhen ende në qeli prej 17 prillit

Caktohet seanca në Apel/ Protesta e parë pa të arrestuar… Por 5 qytetarë ndodhen ende në qeli prej 17 prillit

Pas 9 protestave kombëtare të thirrura nga opozita, për herë të parë lirohen pa vajtur në gjykatë të gjithë qytetarët e ndaluar nga policia. Në protestën 8 majit, u ndaluan disa shtetas, mes tyre 3 të mitur dhe 3 me kombësi të huaj, rrethanat në të cilat mbeten të paqarta por që pas verifikimeve u lanë të lirë. Ndërkohë, që në protestën e 17 prillit të thirrur nga opozita, pati një numër të lartë të personave që u shoqëruan apo arrestuan. Para gjykatës së Tiranës më 20 prill dolën për tu njohur me masat 11 shtetas, 6 nga të cilët u lanë në detyrim paraqitje dhe 5 në arrest në burg. Në burg vijojnë të jenë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi...