Bllokohen në terrenin malor, turistët gjermanë kërkojnë ndihmë në malin e Çikës
Pesë turistë gjermanë kanë dhënë sinjalin SOS në zonën e malit të Çikës, pranë majës së Qorres, duke vënë në lëvizje strukturat e emergjencës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, ku në terren janë nisur efektivë të forcës speciale “Delta Force”, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe një infermier. Ekipet e shpëtimit po ngjiten drejt zonës ku ndodhen turistët, ndërsa terreni i vështirë malor ka vështirësuar ndërhyrjen. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej turistëve dyshohet se ka pësuar probleme shëndetësore ose mund të jetë dëmtuar gjatë lëvizjes në zonën malore. Deri më tani nuk ka ende një informacion zyrtar për gjendjen e tij. Operacioni vijon, ndërsa priten të dhëna të reja për vendndodhjen...
Burimi:
syri.net