Bllokohen dhjetëra kamionë në Han të Hotit, protesta e kamionistëve në Mal të Zi kundër një rregulli të ri të BE-së
Arsyeja e kësaj proteste lidhet me zbatimin e një rregulli të ri të Bashkimit Evropian për hyrje-daljet në zonën Shengen, i cili synon rritjen e sigurisë kufitare dhe ka nisur të zbatohet që në tetor të vitit të kaluar. Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, është vendosur që të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të protestës. Ndërkohë, në akset rrugore që të çojnë drejt pikave kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe automjetet e transportit të pasagjerëve. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë për respektimin...
Burimi:
javanews.al