Bllokimi i aksit Gramsh–Kukur, asnjë ndërhyrje nga autoritetet rrugore, situata vijon problematike
Pas bllokimit të aksit Gramsh–Kukur si pasojë e reshjeve intensive dhe rrëshqitjeve të dherave, situata në zonë vijon të mbetet problematike. Prej më shumë se 7 orësh, një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore, i cili furnizonte dyqanet e njësisë administrative Kukur, vazhdon të qëndrojë i bllokuar në vendin e quajtur “Përroi i Pishave”, duke rrezikuar të rrëshqasë në humnerë. Ndërsa mjeti ka mbetur pezull në buzë të rrugës së dëmtuar, janë vetë banorët e zonës ata që po përpiqen të ndërhyjnë për të shmangur një incident më të rëndë. Me mjete rrethanore dhe automjete të terrenit, ata kanë nisur përpjekjet për të stabilizuar kamionin dhe për ta nxjerrë nga zona e rrezikut. Banorët shprehen se, pavarësisht situatës së krijuar dhe rrezikut të vazhdueshëm, deri...
Burimi:
syri.net