Bilanci javor i Policisë Rrugore: Mbi 14 mijë gjoba në Tiranë

Bilanci javor i Policisë Rrugore: Mbi 14 mijë gjoba në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë të ditur bilancin javor sa i takon, kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, të cilat janë intensifikuar gjatë periudhës 4–10 maj 2026. Kështu, bëhet me dije se janë vendosur vendosur gjithsej 14 mijë e 341 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sipas bilancit, 5 mijë e 154 masa janë vendosur për shkelje që lidhen me sigurinë rrugore. Nga kontrollet e kryera, janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike, ku 11 raste janë proceduar me arrest, 1 rast është ndjekur në gjendje të lirë dhe 34 raste janë trajtuar administrativisht. Gjithashtu, 139 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pozicionim të gabuar në korsitë e ngadalësimit, ndërsa 9 mijë e 189 masa janë vendosur...