Betonierja bie nga mbikalimi i TEG-ut, Karamuço: Po hetohen 3 pista

Betonierja bie nga mbikalimi i TEG-ut, Karamuço: Po hetohen 3 pista

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se Policia e Shtetit po heton në 3 pista. Karamuço shtoi se pista e parë është ajo e mosnjohjes së rrugëve nga drejtuesi, e dya një defekt teknik i betonieres dhe e treta është humbja e ndërgjegjes së vetë drejtuesit....