Banda e Call-Centerave do lirinë në Apel. Kapen 238 telefona e 443 kompjutera. Çohen për ekspertim në polici

Banda e Call-Centerave do lirinë në Apel. Kapen 238 telefona e 443 kompjutera. Çohen për ekspertim në polici

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Dosja penale me Nr.3377 që flet për një prej grupeve të shumta të mashtrimit me Call-Centera në Tiranë, ka mbëritur në dyert e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku 6 personat e arrestuar 3 javë më parë, kërkojnë zbutjen e masës së sigurisë në Apel, duke synuar daljen nga qelia. Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli dhe Aida Vokli, kanë depozituar ankimet e tyre në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, të vënë në 16 Prill 2026 nga gjyqtarja e shkallës së Parë Tiranë, Elona Çabej. Çështja, tashmë është në duart e gjyqtares, Valdete Hoxha, e cila do marrë në shqyrtim rastin penal, ku sipas prokurorisë...