Avokati i Bajrajve reagon ndaj Koçekut: Deklaratë që përbën sulm ndaj dinjitetit, deputetja të paraqesë prova

Avokati i Bajrajve reagon ndaj Koçekut: Deklaratë që përbën sulm ndaj dinjitetit, deputetja të paraqesë prova

Avokati Sokol Tahiraj ka reaguar publikisht pas deklaratave të bëra nga deputetja Marjana Koçeku, e cila përmes një reagimi në rrjete sociale pretendon se ajo dhe familja e saj janë kërcënuar nga Bajrat. Në një deklaratë për mediat, Tahiraj i cilësoi deklaratat e deputetes si të pabazuara dhe denigruese, duke theksuar se ato cenojnë dinjitetin dhe prezumimin e pafajësisë. Sipas tij, në një shtet të së drejtës askush nuk mund të shpallet fajtor publikisht pa vendim gjykate dhe çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të vërtetohet vetëm nga organet e drejtësisë. “Deklaratat e deputetes cenojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, të garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut,” thuhet në reagim. Tahiraj shton se gjuha e përdorur në deklaratën publike nuk...