Audite në disa drejtori burgjesh, zbulohen amnisti fiktive në Rrogozhinë. Në lupë veprimet e ish-drejtorit Bilal Hasa
Elton Qyno - Syri.net/ Një valë e gjerë kontrolli ka përfshirë sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku, veç verifikimeve për sende të ndaluara si telefona, thika, drogë e materiale të tjera, në fokus është vendosur edhe nisja e inspektim-auditeve mbi punën e administratës së Drejtorive të Burgjeve në disa qarqe. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tashmë, paralel me kontrollet fizike të qelive dhe ambienteve të jashtme, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar nisjen e inspektimeve në disa burgje në Shqipëri, ku qëllimi është kontrolli i punës së zyrtarëve dhe drejtorëve që kanë shërbyer gjatë kësaj kohe. Që në ditët e para, kur janë shfaqur inspektorët e Drejtorisë së Burgjeve, janë hasur problematika serioze, kryesisht në kartelat e vuajtjes së dënimit të personave të...
Burimi:
syri.net