‘Audi’ del nga rruga dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara plagoset 31-vjeçari në Lezhë

‘Audi’ del nga rruga dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara plagoset 31-vjeçari në Lezhë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit, ku një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K.G., banues në Shëngjin, ka humbur kontrollin e mjetit gjatë lëvizjes dhe është përplasur fillimisht me një mur rrethues. Pas goditjes, automjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe me dy mjete të tjera të parkuara pranë rrugës. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë 31-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta në trup. Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Policia ka mbërritur në...