Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

Një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandë, që përfundoi tragjikisht me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar këtë të premte. 31 vjeçari K.V. është transportuar drejt spitalit të Sarandë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi rezultonte i plagosur me armë zjarri në këmbë.Lexo edhe :Related Posts Gjatë qëndrimit në spital, ai është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa pritet të transferohet drejt spitalit të Vlorë për mjekim më të specializuar, por edhe për arsye sigurie. /vizionplus.tv