Atentati në Sarandë/ Kush është shënjestra Thimjo Rubati, e shkuara e errët në Greqi dhe pistat ku po heton policia
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, i njohur edhe me identitetin Sandër Rubati, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes në Sarandë pas një sulmi me armë zjarri. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga pistat që po verifikohet është një lidhje e mundshme mes atentatit dhe dhunimit të oficerit të Policisë Mihal Velço, ngjarje e regjistruar vetëm një ditë më parë, në të njëjtën zonë. Për këtë rast, policia ka shpallur në kërkim djalin e Rubatit, Andrea Rubati, 27 vjeç, si dhe Antonio Lefterin dhe Engjëll Dalanajn, të tre persona me precedentë penalë. Sipas hetimeve paraprake, autorët e atentatit ishin të maskuar dhe mbanin skafandra për të fshehur identitetin. Ata dyshohet se...
Burimi:
ntv.al