Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Laçit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet fjalë për E. Suti, i cili dyshohet se është autori i atentatit me armë zjarri ku mbeti i vrarë I. Lika. Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur marrëdhënien mes tyre dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë çuar në krimin e rëndë. Viktima, I. Lika, ishte me origjinë nga Miloti, por prej vitesh banonte në Laç. Sipas burimeve hetimore, ai njihej me katër mbiemra të ndryshëm, ndërsa e kaluara e tij po verifikohet në detaje nga grupi hetimor. Dyshimet...