Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari, autorët e maskuar largohen me motor
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, pranë biznesit të tij, është qëlluar me armë zjarri shtetasi me iniciale Th. R., 50 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas të dhënave të para, dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të pajisur me skafandra, të cilët janë larguar me një motomjet. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Burimi:
vizionplus.tv