Arrestohet njerku që plagosi me thikë 18 vjeçarin në Korçë, i riu në reanimacion
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë ku një 18-vjeçar ka marrë dëmtime në kokë. Mësohet se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në reanimacion. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 18-vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili e ka plagosur me thikë të riun. Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit Niko Baka. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
ntv.al