Arrestohet një person në Lushnjë, vodhi paratë dhe laptopin e një lokali, pastaj i vuri flakën

Arrestohet një person në Lushnjë, vodhi paratë dhe laptopin e një lokali, pastaj i vuri flakën

Një 36-vjeçar në Lushnjë është vënë në pranga, pasi kreu dy vjedhje njëra pas tjetrës, teksa tek e fundit. Por autori në vjedhjen e dytë të kryer në një lokal, pasi mori paratë dhe laptopin, i vuri flakën biznesit. “Në kuadër të operacionit “Again” u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dyshohet se ka kryer dy vjedhje, më datat 16 dhe 17 korrik 2026, në fshatin Plug, Lushnjë. Gjatë vjedhjes së dytë, në një lokal, pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit. Konkretisht, më datë 16.07.2026, ai dyshohet se ka vjedhur 2 bateri automjetesh,...