Arrestohet në SHBA pas 30 vitesh arrati i shumëkërkuari për vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë
Pas gati tre dekadash në arrati, një nga emrat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe belge është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për Sokol Hoxhën, i cili dyshohet dhe është dënuar për disa vrasje të kryera në Shqipëri dhe Belgjikë gjatë vitit 1997 dhe më pas. Sipas të dhënave hetimore, ai rezulton i dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për vrasjen e dy vëllezërve në Patos, ndërsa në Belgjikë është kërkuar për një tjetër vrasje të ndodhur në Bruksel, e lidhur me shfrytëzim për prostitucion. Autoritetet belge e kanë ndjekur gjithashtu me dënim të rëndë për këtë krim. Pas ngjarjeve në Shqipëri, ai është larguar fillimisht drejt Greqisë, më pas ka kaluar në Belgjikë, ku ka ndërtuar një aktivitet të...
Burimi:
syri.net