Arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar, kreu i një organizate kriminale italo-shqiptare
Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar ditët e fundit në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar, pas disa muajsh arrati. Sipas njoftimit të Guarda di Financa Bergamo, i arrestuari konsiderohet një nga drejtuesit e një organizate kriminale italo-shqiptare që vepronte në disa rajone të Italisë, përfshirë Lombardinë, Emilia-Romagnën, Toskanën, Lazion dhe Kalabrinë. Grupi kriminal akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, vjedhje dhe grabitje në vila, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje, pastrim dhe fshehje të pasurive me origjinë kriminale, falimentim mashtrues dhe armëmbajtje pa leje. Autoritetet italiane kishin zhvilluar një operacion të gjerë në maj 2025, gjatë të cilit u arrestuan 12 persona. Megjithatë, shqiptari i shumëkërkuar arriti t’i shpëtonte arrestimit, duke bërë që Prokuroria e Bergamos të lëshonte ndaj tij një...
Burimi:
syri.net