Banorët kundërshtojnë planet për shkrirjen/ Dita e 15-të e protestës kundër reformës territoriale: Divjaka Bashki
Banorët e Bashkisë Divjakë kanë vijuar protestën e tyre për të 15-tën ditë me radhë në kundërshtim të reformës territoriale, duke kërkuar ruajtjen e autonomisë vendore dhe statusit të Divjakës si bashki më vete. Kryefjala e tubimit të mbrëmjes së sotme ka qenë mungesa e këshilltarëve në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit bashkiak, e mbajtur të premten paradite. Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj këtij veprimi, duke kujtuar se sovraniteti i takon qytetarëve: “Këshilltarët janë zgjedhur me votën tonë dhe duhet të jenë këtu në mbështetje të qytetarëve, jo të mungojnë në mbledhjet kyçe për të ardhmen e bashkisë sonë!” Gjatë protestës, qytetarët ironizuan edhe retorikën e mazhorancës mbi të ashtuquajturat arritje të qeverisë, duke theksuar se realiteti me të cilin përballen çdo ditë është...
Burimi:
sot.com.al