Arrestohet kushëriri i ish-ministrit Tahiri, Moisi Habilaj, i dënuar në Shqipëri dhe Itali për trafik droge
Pas disa vitesh në kërkim është arrestuar në Borsh Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri. Arrestimi është bërë mbrëmjen e sotme në një lokal në Borsh. Emri i tij, i njohur prej vitesh në dosjet e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare dhe italiane. Sipas të dhënave, Gjykata e Posaçme e ka dënuar në janar të këtij viti me 10 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole. Habilaj rezulton i kërkuar prej vitesh edhe nga drejtësia...
Burimi:
syri.net