Arjan Ndoja në GJKKO për atentatin ndaj tij: S’i kam borxh e s’i kam hyrë në hak kujt

Arjan Ndoja në GJKKO për atentatin ndaj tij: S’i kam borxh e s’i kam hyrë në hak kujt

Arjan Ndoja, deputeti i PD, njëherësh ish-prokuror, është thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor të Amar Shkëmbit, për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit regjistruar në 1 nëntor 2019, me pasojë vdekjen e shoferit të tij Andi Maloku. Në dëshminë e tij Ndoja ka thënë se nuk ka pasur asnjë dyshim mbi personat që kanë organizuar atentatin ndaj tij, pasi siç u shpreh “nuk i ka borxh dhe as i ka hyrë në hak askujt”. Dëshmia e Arjan Ndojës në GJKKO Në vitin 2019 kam qenë prokuror në Durrës. Përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike, nuk kam pasur asnjë lloj problematike tjetër. Kam pasur në pronësi një automjet familjar që ishte në emër të bashkëshortes time. Një muaj para se të...