Ardhja e eurodeputetes italiane Salis në protestë, Hila: Revolucionarë që prodhojnë rrëmujë
Gazetari Dritan Hila ka reaguar ndaj ardhjes në Tiranë të eurodeputetes italiane Ilaria Salis, e cila ndodhet në Shqipëri në mbështetje të protestës së opozitës. Në një status në rrjetet sociale, Hila shprehet kritik ndaj pranisë së Salis, duke e cilësuar atë si pjesë të “revolucionarëve profesionistë të dhunshëm”. “Ardhja e revolucionarëve profesionistë leftistë të dhunshëm si puna e kësaj, nuk është aspak shenjë e mirë. Jemi në axhendën e atyre që prodhojnë rrëmujë dhe na konsiderojnë thjesht kavje të inxhinierisë së tyre sociale”, shkruan Hila.
Burimi:
javanews.al