Apeli vulos 28 vite burg për “boksierin”/ Selmani dënohet për vrasjen e Santiago Malkos

Apeli vulos 28 vite burg për “boksierin”/ Selmani dënohet për vrasjen e Santiago Malkos

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të premte të lërë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i njohur dhe me nofkën “boksieri”, anëtar i klanit “Duka” i shpallur fajtor për përfshirjen në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko. Ky i fundit cilësohej edhe si krahu i djathtë i biznesmenit të zhdukur të basteve, Ervis Martinaj. Çështja ndaj Ilir Selmanit ishte kthyer më herët për rigjykim në Apelin e GJKKO-së, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, e cila urdhëroi rishqyrtimin e procesit. Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin e dhënë më parë. Gjatë seancës së zhvilluar këtë të premte, Ilir Selmani nuk ishte i pranishëm fizikisht, ndërsa prej disa javësh ishte në masë sigurie “Arrest në...