Apel urgjent: Prej 5 orësh pa gjurmë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares

Apel urgjent: Prej 5 orësh pa gjurmë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares

Kaltra, vetëm 14 vjeçe, është larguar sot nga shkolla pas një konflikti që dyshohet të ketë pasur me një mësues lidhur me një notë. Burime pranë familjes bëjnë me dije se e mitura ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe, pas përfundimit të mësimit, nuk është kthyer në banesë. Prej më shumë se 5 orësh, familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe janë tejet të shqetësuar për fatin dhe vendodhjen e saj. Familja apelon për ndihmën e qytetarëve: kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion, të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 69 471 8233 Çdo informacion mund të jetë vendimtar.