Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes
Pas kontrolleve të pandërprera nga ana e policisë, është arritur të gjendet një nga mjetet e përdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Mujaçi, ngjarje e ndodhur mesditën e së dielës në Balldre. Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip “Golf”, pa targa, i përdorur nga autorët e dyshuar, është gjetur i fshehur në zonën e Torovicë. Policia dje bëri me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasit Renato Mhillaj 23 vjeç, Adriano Mhillaj 22 vjeç dhe Florin Mhillaj 36 vjeç djali, nipi dhe një i afërm i viktimës Genc Mhillaj nga Torovica, i vrarë në vitin 2016. Atentati: Ngjarja ndodhi ditën e diel, rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë. Drejt makinës me të cilën lëvizte çifti...
Burimi:
javanews.al