Amnistia e socialistëve fal dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, lirohet Sokol Sanxhaktari
Nga Lindita Çela-Shteg.org Në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, në hyrje të burgut të sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës, ishte vendosur një autokolonë me mjete të blinduara. Pak pas orës 09:00, kangjellat e hekurta u hapën dhe prej tyre doli një burrë rreth 40-vjeç, i veshur me një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra, pantallona të zeza dhe me një çantë të vogël në dorë. Ai hipi menjëherë në një prej automjeteve të blinduara dhe u largua, duke rifituar lirinë. Ishte Sokol Sanxhaktari, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i dënuar për vrasjen e Florian Lamçes. Emri i tij ishte renditur i 123-ti në listën e përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mes të dënuarve që përfitonin...
Burimi:
syri.net