Rëndohet qarkullimi në autostradën Tiranë–Elbasan, trafiku kilometrik ‘bllokon’ mijëra qytetarë
Pasditja e kësaj të premteje është shoqëruar me një fluks të lartë automjetesh në autostradën Tiranë–Elbasan, ku si çdo fundjavë mijëra qytetarë janë nisur nga kryeqyteti drejt Elbasanit dhe zonave të tjera të juglindjes së vendit. Rritja e ndjeshme e numrit të mjeteve ka sjellë trafik të shtuar, veçanërisht në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe në segmentet më të ngarkuara të këtij aksi rrugor. Për të përballuar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e qarkullimit, Policia Rrugore e Elbasanit ka marrë masa të shtuara, duke angazhuar efektivë në pikat kyçe të qarkullimit. Monitorimi po zhvillohet në segmentet Shinjon–Bradashesh, Rrethi i Luleve dhe Kryqëzimi i Cërrikut. Burime nga Policia Rrugore bëjnë me dije se patrullat do të vijojnë të jenë të pranishme gjatë gjithë mbrëmjes...
Burimi:
syri.net