Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim për qytetarët shqiptarë që përdorin vizat turistike për të udhëtuar në SHBA me qëllim lindjen e fëmijëve. Në njoftim, ambasada thekson se prindërit që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me vizë turistike për të lindur atje dhe përdorin programe publike amerikane për mbulimin e shpenzimeve mjekësore, mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizës në të ardhmen. Sipas ambasadës, një pjesë e prindërve shqiptarë udhëtojnë në SHBA me viza turistike dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor gjatë lindjes. Këto shpenzime, sipas njoftimit, përfundojnë duke u mbuluar nga taksapaguesit amerikanë. “Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizave të tyre...
Burimi:
javanews.al