Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

Pasi nga podiumi te kryeministria u tha se protestuesit kanë nisur sulm online ndaj bizneseve, në një deklaratë për shtyp një ditë më parë Kryepolici Skënder Hita tha se policia ka zbuluar mbi 10 mijë llogari të hapura rishtazi që kanë bërë vlerësime negative ndaj sipërmarrjeve vendase. Për këtë rast në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, Ferlot Ozuni, ekspert turizmi u shpreh se këto sulme cenojnë imazhin e vendit tonë, megjithëse theksoi se është ende herët që të dalim në një përfundim se këto vlerësime kanë ndikim negativ ose jo. “Është shumë shpejt për të thënë se ka një ndikim pozitiv apo negative. Këto sulme cenojnë imazhin e momentit për sytë tanë, turistët i kanë lexuar komentet para se të vinin këtu. Ajo...