“Akuzat për kërcënim janë të pavërteta”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Koçeku

“Akuzat për kërcënim janë të pavërteta”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Koçeku

Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar në SPAK një kallëzim kundrejt deputetes socialiste Marjana Koçeku e cila pretendoi pak ditë më parë se Bajrat kishin kërcënuar me jetë atë dhe familjen e saj,. Në kallëzimin e bërë publik për mediat, Bajrat theksojnë se pretendimi i Koçekut është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur. Sipas tyre, anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen. Po ashtu ata thonë se deputetja nuk ka paraqitur asnjë nga provat e pretenduara pranë organeve kompetente. Për këtë arsye Bajrat kanë kërkuar depozitimin e kallëzimit dhe nisjen e një procedimi penal ndaj rastit. Njoftimi; KALLËZIM PENAL DREJTUAR:  PROKURORISË SË POSAÇME...