Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot (20 maj) vendimin për dosjen që lidhet me ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato dhe 6 të tjerëve. Shkalla e dytë ka ndryshuar një pjesë të akuzave që lidhen me 4 nga të pandehurit, mes tyre edhe Qato, që lidhej me veprën e shkeljes së barazisë në tenderë, duke i shpallur të pafajshëm. Teksa ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme për çështjen e falsifikimit. Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj. Të pandehurit në këtë dosje voluminoze të SPAK kanë qenë 10 persona, mes tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë: Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon...