Aksioni ndaj “Call Center”-ave, policia njoftim zyrtar: Në pranga 7 persona, u sekuestruan rreth 900 mijë euro

Aksioni ndaj “Call Center”-ave, policia njoftim zyrtar: Në pranga 7 persona, u sekuestruan rreth 900 mijë euro

Pas një hetimi dyvjeçar të zhvilluar nga strukturat shqiptare të krimit kibernetik në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, është finalizuar operacioni i koduar “Ghost Call”, duke goditur një rrjet të dyshuar mashtrimi përmes call center-ave që vepronin ndaj qytetarëve në Europë, SHBA dhe Kanada. Sipas të dhënave zyrtare, operacioni është zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, nën drejtimin e Prokuroria e Tiranës. Hetimet kanë nisur pas një kërkese informacioni nga autoritetet austriake dhe kanë zgjatur rreth dy vite, duke çuar në dokumentimin e një aktiviteti të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit janë goditur tre subjekte call center, ku sipas policisë operohej skema e mashtrimit kompjuterik. Në vendngjarje janë konstatuar operatorë në aktivitet të plotë, duke mundësuar dokumentimin e...